Evropa në alarm, euro-deputetët: Të forcohet siguria e infrastrukturës energjetike
Norvegjia ka përforcuar mbikëqyrjen e infrastrukturës energjetike nga frika se ajo mund të bjerë pre e akteve të sabotazhit.
Nga burimet norvegjeze do të furnizohen disa nga vendet e Evropës këtë dimër dhe shpërthimet që dëmtuan gazsjellësit “Rrjedha e Veriut” bënë që për momentin ata të jenë jashtë shërbimit. Shumë ligjvënës evropianë kanë ngritur shqetësimin.
“Arma e preferuar e presidentit Putin do të jetë gazi dhe terminalet alternative të gazit të lëngshëm po mbikëqyren nga aktorë kibernetikë nga Rusia. Në këtë pikë do të doja një përpjekje më shumë nga Komisioni Evropian për të mbrojtur strukturat tona në Holandë, Gjermani dhe Spanjë”, tha Bart Groothuis, euro-deputet holandez.
Brukseli propozoi të martën kryerjen e të ashtuquajturave “teste stresi” për infrastrukturën kritike në sektorët kyç.
Danimarka dhe Suedia kanë shtuar gjithashtu mbikëqyrjen në këto objekte. Sulmet ndaj gazsjellësve “Rrjedha e Veriut” 1 dhe 2 ndodhën në ujërat e tyre. Hetimet përcaktuan se bëhej fjalë për një akt sabotazhi, por nuk zbardhën dot autorin.
Sytë u kthyen nga Rusia, që mohon të ketë sulmuar gazsjellësit dhe që e ka drejtuar gishtin e akuzës ndaj Shteteve të Bashkuara, si përfituesit kryesorë nga situata.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni