Evropa nën ‘mëshirën’ e zjarreve! “Digjet” Roma: Flakët pranë gjykatës penale

1 Gusht 2024 | 15:03

Një zjarr masiv përfshiu rezervën natyrore Monte Mario në Romë, në afërsi të sheshit Klodio, pranë gjykatës kryesore penale.

Zjarrfikësit hodhën ujë nga helikopterët, ndërsa shumë banorë u evakuuan pasi flakët po iu afroheshin godinave.

Vendndodhja e zjarreve nuk ishte larg nga studiot e televizionit publik italian RAI në rrugën Teulada dhe vetëm 2.5 kilometra larg bazilikës së Shën Pjetrit.

Zjarret vijuan të digjen edhe në Shqipëri, duke iu afruar banesave në fshatin jugor të Mashkullores, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme.

Disa qindra zjarrfikës, personel ushtarak dhe vullnetarë arritën të vinin nën kontroll zjarrin e madh në Shëngjin, pasi ai dëmtoi një shtëpi dhe dy lokale plazhi, duke detyruar turistët të largoheshin nga frika.

Gjithashtu, një helikopter shqiptar “Cougar” dhe dy avionë italianë “Canadair”, pjesë e Mekanizmit për Mbrojtjen Civile ndihmuan në frenimin e përhapjes së flakëve.

Një zjarr masiv vazhdon të digjet në lindje të lokalitetit Sveti Nikola, në Maqedoninë e Veriut, ku për shuarjen e tij janë angazhuar një helikopter ushtarak dhe tre avionë.

Një i moshuar ka vdekur në fshatin e largët Kokoshinje si pasojë e asfiksimit nga tymi. Fatmirësisht, zjarrfikësit arritën të shpëtonin bashkëshorten.

Kryeministri Hristijan Mickoski garantoi qytetarët se një numër i mjaftueshëm zjarrfikësish, trupash ushtarake dhe efektivësh policie ishte angazhuar për të garantuar situatën, e cila megjithatë paraqitet e rëndë. Vetëm të mërkurën u raportuan 66 zjarre aktive, 40 nga të cilët u vunë nën kontroll.

Serbia i huazoi dy helikopterë Maqedonisë së Veriut për të ndihmuar në frenimin e flakëve që po përhapen pranë manastirit Prohor Pcinski, në kufirin mes dy vendeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026