Evropa përfshihet nga i ftohti, stuhi bore në Greqi, Italia pezullon mësimin në disa rajone
Dëbora dhe moti i ftohtë kanë përfshirë shumë shtete europiane e jo vetëm. Rajonet veriore të Greqisë janë mbuluar nga dëbora për shkak të stuhisë Medea.
Qytetet si Larisa, Florina, Kozani, Kastoria etj., raportuan reshje te dendura dëbore me temperatura disa grade nen zero. Edhe gjatë ditës së sotme Greqia Veriore do të përjetojë temperatura të ulëta, por edhe stuhi dëbore.
Në fazën e dytë të frontit të ftohtë, duke filluar nga e hëna deri të mërkurën, veriu do të jetë ende i mbërthyer nga acari.
Reshjet e mëdha të borës do të prekin edhe Greqinë lindore dhe jugore.
Moti i keq në Itali po ashtu ka shkaktuar ngrica në rrugë, me probleme e aksidente në rajone ku bora ka mbuluar edhe zonat fushore dhe termometri po regjistron disa grade nën zero.
Ajri i ftohtë, që vjen nga lindja, i ka ulur temperaturat në -13 deri në -15 gradë celsius. Ne disa provinca Autoritetet qeveritare kanë urdhëruar mbylljen e shkollave në të gjitha nivelet, si edhe është pezulluar mësimi në distancë për shkollat e mesme.
Sipas ekspertëve, situata pritet të përkeqësohet në orët e ardhshme, me reshje dëbore edhe në lartësi relativisht të ulëta.
Gjatë të gjithë javës që lamë pas shumë shtete evropiane kanë qenë të mbuluara nga dëbora e madje duke u shënuar edhe temperatura rekord nën zero çka ka sjellë problem të shumta në qarkullim.
Në Amsterdam qytetarët thyen rregullat e izolimit duke kërcyer në liqenin e ngrirë të kryeqytetit holandez. Në Moskë trashësia e dëborës ka arritur në 56 centimetër sipas ekspertëve një mot i tillë do të vijojë edhe në ditët të vijim duke thyer rekordin e vitit 1956. Stuhitë e dëborës dhe acari kanë përfshirë edhe kontinentin amerikan.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës