Evropa po përballet me një valë të re të COVID-19, thotë mjeku
Mjeku Laidon Shapo tha në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania se në Britaninë e Madhe numri dhe shpejtësia e infektimit me COVID-19 ka ardhur duke u rritur gjatë javëve të fundit.
Mjeku shqiptar që jeton dhe punon në Angli e shpjegoi këtë rritje të menjëhershme me një valë të re të COVID-19 që po prek të gjitha vendet e Europës.
Ai tregoi se infektimet janë më të shumta tek moshat e reja, ndërkohë që është vënë re një numër shumë i madh riinfektimesh, edhe tek personat e vaksinuar jo më herët se 6 muaj më parë.
“Më në rrezik nuk janë të rinjtë, të cilët e kalojnë më kollaj. Mosha 50-59 vjeç janë më të rrezikuar. Ka një rritje me 30 për qind të shtrimeve spitalore edhe pse vdekshmëria është shumë e ulët. Kjo është fillesa e një vale të re, nuk është vetëm Britania, e gjithë Evropa po i ndjen këto rritje rastesh”, tha mjeku.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima