Evropianët pro zgjerimit! Sondazhi: Ukraina më e mbështetura, Shqipëria e pesta
Aktualiteti luan një rol të rëndësishëm në çështjen e zgjerimit të BE-së, sipas sondazhit të radhës të realizuar nga kompania IPSOS për Euronews. Në sytë e votuesve evropianë, Ukraina është bërë kandidati favorit për t’iu bashkuar Unionit, duke ia kaluar kandidatëve të vjetër si Shqipëria, Serbia dhe Turqia.
Në përgjithësi, 45% e të pyeturve mbështesin zgjerimin e bllokut për të përfshirë Ukrainën, 20% shprehen të pavendosur dhe 35% e kundërshtojnë. Ndërkohë, sa u takon vendeve të tjera, 37% mbështesin Bosnjën, 35% Gjeorgjinë, 35% Serbinë dhe 34% Shqipërinë. Vendi më pak i mbështetur rezulton Turqia, me 24%.
“Për shumë vite zgjerimi ishte jashtë agjendës. Pra, nuk ishte pjesë e çështjeve kryesore që e dominonin atë. Kjo zgjati deri në pushtimin rus të Ukrainës në shkurt të 2022-shit, kur zgjerimi u kthye sërish në fokus. Zgjerimi u shtrua sërish në tryezë. Liderët dhe po ashtu shtetet anëtare e kuptuan se zgjerimi ishte i nevojshëm në mënyrë që të përforcohej Unioni. Dhe narrativa për zgjerimin hasi në një qasje pozitive të qytetarëve evropianë”, deklaron Berta López Domènech, analiste politike.
Finlanda, Portugalia dhe Spanja janë vendet që mbështesin më shumë Ukrainën që të bëhet vend anëtar. Suedia, Polonia, Danimarka dhe Rumania e mbështesin gjithashtu me mbi 50%. Të fundit janë Hungaria, e ndjekur nga Sllovakia dhe Republika Çeke.
Për Bosnjën, mbështetja më e fortë vjen nga fqinjët e saj, Rumania dhe Bullgaria; ndërsa kandidatura e Gjeorgjisë mbështetet nga Rumania dhe Spanja.
Sa i takon Serbisë, mbështetja vjen nga Rumania dhe Greqia, ndërsa Shqipëria mbështetet nga fqinji i saj Italia, por edhe Polonia. Për Turqinë, mbështetja është nën 20 për qind.
Në tërësi, Spanja dhe Portugalia janë vendet që mbështesin më së shumti zgjerimin, ndërsa qytetarët e Francës dhe Holandës janë më negativët.
“Në rastin e Francës dhe Holandës, për shembull, mbështetja e ulët për zgjerimin mund të shpjegohet nga fakti se qeveritë e tyre kanë qenë tradicionalisht kritike ndaj këtij procesi dhe kanë ngurruar që blloku të zgjerohet. Këtë e pamë në 2019-n, kur Holanda dhe Franca bllokuan hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ose, së fundmi, kjo ndodhi me Bosnjën kur Holanda u kthye në një nga vendet më kritike për marrjen e vendimeve të tilla”, theksoi Domènech.
Rrymat kryesore politike të Unionit e mbështesin gjithashtu zgjerimin, ndërsa më negativët janë ekstremistët e partisë Identitet dhe Demokraci.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar