Fabian Topollai: 3 propozimet e PD-së nuk janë serioze

19 Tetor 2021 | 21:58

Anëtari i Bindjes Demokratike Fabian Topollai tha në emisionin “Now” me Erla Mëhillin se propozimet e opozitës për ndryshime në Kushtetutë nuk janë serioze.

Për propozimin që edhe politikanët të kalojnë përmes procesit të vetingut, Fabian Topollai tha se nuk ka kuptim, pasi vetingu bëhet vetëm për gjyqësorin që është institucion i pavarur, dhe kur ky i fundit të pastrohet nga gjyqtarët e korruptuar, atëherë politikanët e korruptuar do të bien automatikisht në duart e drejtësisë.

“Vetingu i politikanëve, procesi i vetingut në gjyqësor bëhet vetëm në sistemin gjyqësor që është i pavarur, vetingu te politikanët nuk ka kuptim”, tha Fabian Topollai.

Fabian Topollai tha se propozimi i mazhorancës për zgjatje të afatit të vetingut i krijoi hapësirë opozitës për të prezantuar edhe ajo propozimet e saj.

“Nevoja për ndryshime kushtetuese, për zgjatjen e afateve të vetingut është një hapësirë që i krijohet opozitës për të implementuar disa kërkesa të saj”, u shpreh z. Topollai.

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka propozuar qeverisë 3 ndryshime kushtetuese si reforma territoriale, vetingu i politikanëve dhe reforma zgjedhore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026