Facebook ndryshon emrin në Meta – çfarë qëndron prapa emërtimit të ri?

29 Tetor 2021 | 12:07

Facebook do të ndryshojë emrin në mënyrë që ai të reflektojë fokusin e ri të kompanisë ndaj ndërtimit të Metaverse – një bashkim i fjalëve meta – që do të thotë përtej, dhe univers.

Ky emër i ri është prezantuar nga CEO i kompanisë, Mark Zukerberg gjatë konferencës së parvjetshme Connect që u mbajt më 28 tetor të këtij viti. Qëllimi i tij është që Faceobook të njihet për më shumë se thjesht një rrjet social.

Por skeptikët mendojnë se e gjithë kjo po bëhet për të hequr vëmendjen nga Facebook Papers, dokumentit që zbuloi një prej anëve të errëta të Facebook.

Ri-konceptimi i markës së njohur do ta vendosë aplikacionin blu mes një prej shumë produkteve të së njëjtës familje si Instagram, WhatsAp, Oculus etj.
Që tani, Facebook ka punësuar 10,000 punonjës të ri të cilët po ndërtojnë pajisje si Syzet AR, të cilat Zuckerbeg beson se do të jenë po aq të përhapura sa telefonat celularë në shumë pak vite. Në ndryshim nga syzet VR – (realitet virtual) me të cilat fushëpamja është totalisht ndryshe nga realiteti, pasi në të projektohet një video-imazh i veçantë si p.sh. një video-loje, me syzet AR (realitet i zgjeruar), përdoruesi shikon realitetin përballë tij, plus imazhe të ‘shtuara’ në të, siç është shembulli i Pokemon GO.

Në muajin korrik, Zuckerbeg është shprehur se në pak vite, “ne të do bëjmë të mundur tranzicionin nga një kompani që njerëzit e shohin si një rrejt social, tek kompania e metaversit.”

Ky ri-konceptim mund të shërbejë veç të tjerash, edhe për të vendosur një vijë ndarëse mes projekteve me natyrë futuristike tek të cilat po fokusohet Zuckerberg se fundmi, dhe hetimeve intensive që po bëhen vitet e fundit kundër Facebook për shkak të ndikimeve negative të kësaj platforme sociale tek përdoruesit.

Diçka që e komplikon situatën ama është fakti që koncepti i Metaverse, është ende shumë i paqartë mes njerëzve. Fillimisht ai u shpik nga novelisti fantastiko-shkencor, Neal Stephenson, i cili e përshkruan atë si një botë virtuale në të cilën njerëzit kërkojnë të vijnë për t’u arratisur nga një botë reale distopike.  Tashmë, ky term po adoptohet nga një nga kompanitë më të mëdha dhe më kontroverse në botë – dhe atyre shumë shpejt do t’u duhet të na bindin, përse kjo Botë Virtuale që ata po na ofrojnë, ja vlen vërtetë të përqafohet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026