Fadil Berjani tregon situatën me krizën e naftës në Kosovë

9 Mars 2022 | 10:13

Pushtimi rus i Ukrainës ka sjellë rritje drastike të çmimit të naftës në Evropë, pasi Rusia është furnizuesi kryesor me naftë. Rritja e çmimit është ndjerë shumë në Shqipëri, ku një litër shitet për 260 lekë, nga rreth 190 që ishte para pak ditësh.

Por, sa është rritur nafta në Kosovë?

Në Kosovë një litër shkon deri në 1,75 euro, bëri me dije në emisionin Mirmëngjes, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

“Gjatë ditëve të fundit nafta është rritur me 15 cent brenda pak ditëve”, tha Berjani, duke shtuar se në ditët në vijim pritet rritje e çmimit të naftës.

Sasia e derivateve të naftës që mund të blihet në tregun e Kosovës, është e kufizuar në disa të pika të shitjes, njoftoi Berjani.

“Nuk është qëllimi të pyetet se sa është çmimi, por a do të kemi derivate të naftës”, u shpreh ai.

Berjani tha se tregu i Kosovës varet nga tregu i Shqipërisë, pasi shumica e naftës importohet përmes Shqipërisë.

Sipas të dhënave nga importuesit, jemi në një krizë emergjente, njoftoi Berjani, dhe theksoi se kriza e naftës do të sjellë krizë në çdo sektor, pasi janë të ndërlidhur.

Aktualisht ka krizë të furnizimit të naftës në të gjithë Evropën, që ka ndikuar edhe në rritjen e çmimit të saj. Çmimet dhe kërkesa për naftë janë rritur në tregjet ndërkombëtare pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

SHBA dhe Britania kanë filluar ndërprerjen e importeve të naftës nga Rusia, por ende nuk është prezantuar një burim alternativ për naftën.

Sa i përket Shqipërisë, qeveria u kërkoi qytetarëve që të kursejnë, ndërsa Rama paralajmëroi se mund të ketë mungesë furnizimi me naftë dhe energji.

Qeveria e Kosovës, nga ana tjetër, më 1 mars vendosi që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale apo marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve dhe eliminimin e çrregullimeve në treg me naftë dhe derivate të naftës në Kosovë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore

Fëmijët shqiptarë të fshatit Kosturnik në rajonin e Kumanovës mund të mbeten pa shkollën e tyre fillore, pasi Ministria e Arsimit ka paralajmëruar mbylljen. Sipas...
16:08 | 26/06/2026

Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës

Me rastin e shënimit të 637-vjetorit të Betejës së Kosovës, profesori Mentor Hasani dhe studentët e Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, organizuan një...
16:01 | 26/06/2026

Gashani: Po punojmë që Kosova të organizojë Lojëra Mesdhetare sipas standardeve më të larta

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka njoftuar se është mbajtur Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Sigurinë e Ngjarjeve të Mëdha Sportive,...
13:05 | 26/06/2026