“Faji i Biden dhe Zelensky”, Trump për luftën: Nuk e nisa unë. Reagon BE

14 Prill 2025 | 19:27

Sulmi i ushtrisë ruse në qytetin ukrainas të Samit ka shkaktuar jo pak reagime ndërkombëtare. Së pari, vetë presidenti Donald Trump, nisma e të cilit për t’i dhënë fund luftës nuk po shkon në drejtimin e duhur, ka fajësuar paraardhësit e tij.

“Kjo nuk është lufta ime. Është faji i presidentëve Biden dhe Zelensky. Ata bënë diçka të tmerrshme duke lejuar që lufta të niste”, ka thënë Trump. Ndërkohë, nga kontinenti i vjetër, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së janë shprehur njëzëri se me sulmet e tij, Putin po tallet me përpjekjet e Trump.

Ata e kanë cilësuar ngjarjen e së dielës në Sami një “sulm barbar”, që vë në dukje nevojën për ashpërsimin e sanksioneve ndaj Moskës. Ndërsa vetë Zerlensky ka thënë se, nëse Rusia nuk ndalet do të nisë lufta e tretë botërore.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet e mbijetuara 12 vjecare nga termeti në Venezuelë: Gjeta nje shishe ketchup dhe pak djathë për të qëndruar e vetëdijshme

Fabiana Blanco, një vajzë 12 vjecare ka treguar vështirësitë e përjetuara pas 32 orësh e bllokuar në rrënojat e tërmetit të 24 Qershorit në Venezuelë....
10:50 | 06/07/2026

Të shtëna me armë në Gjermani, humbin jetën dy persona

Dy persona u vranë në një incident me të shtëna këtë të hënë në Offenburg, në shtetin e Baden-Wurttemberg në Gjermani. Policia u thirr në një kompleks apartamentesh pak pas...
10:48 | 06/07/2026

Vidhen bizhuteri me vlerë rreth 4 milionë euro në muzeun ‘Lalique’ në Francë, nisin hetimet

Bizhuteri me vlerë miliona euro u vodhën të dielën gjatë një grabitje në muzeun e prodhuesit francez të qelqit luksoz Lalique, thanë kompania dhe një...
10:19 | 06/07/2026