Faktorët pengues të COVID-19, Skënder Brataj jep lajmin: Gjasat janë që virusi të shkatërrohet gjatë verës

5 Maj 2020 | 17:40

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha në “Ilva Now” se duke parë ecurinë e viruseve të tjera në dy dekadat e fundit, COVID-19 mund të përfundojë ciklin e tij, dhe të shkatërrohet gjatë kësaj vere.

“Tani, unë nisem nga eksperienca e të gjithë sëmundjeve, që ne patëm në dy dekadat fundit si Sarsin dhe Mersin. Të dyja sëmundjet patën një agresivitet dhe vdekshmëri më të madhe se COVID-i tani. Këto dy infeksione që ishin e njëjta familje nuk patën një përsëritje dhe zgjatën 6 muaj. Ky virus do të bëjë ciklin e tij 6 mujor. Gripi është ai që shfaqet vit pas viti, por jo Sarsi dhe Mersi. Nuk është çudi që edhe ky virus në verë do të jetë drejt shkatërrimit për të gjitha këto kushte që ne thamë”, tha ai.

Mjeku Brataj theksoi se masat e marra dhe distancimi social prodhuan uljen e shkallës së infektueshmërisë në vendin tonë. Ai renditi edhe faktorët që janë në favor të Shqipërisë, e cila sot ka një numër jo të madh të personave të infektuar.

“Virusi kur nuk gjen kushte detyrimisht shkatërrohet dhe nuk përcillet më, nuk mund të jesh mbartës si person i infektuar. Distancimi social solli uljen e sëmundjeve. Premisat janë shumë pozitive, nga rritja e temperaturës, por edhe popullsia më e re e Shqipërisë. Ajo që ne duam me lirimin e masave, është që le të ketë rritje e infeksionit me 0.2 për qind nuk është ky problemi. Problemi është që mos të kemi rritje drastike të numrit dhe mos të vihemi në kushtet se “kë duam të trajtojmë”, tha ai.

Zoti Brataj theksoi se vaksina ndaj COVID-19 do të jetë gati në një kohë relativisht të shkurtër.

“Unë mendoj se do të dalë shumë shpejt vaksina e COVID-it, sepse ka vënë në gjunjë shtete të fuqishme”, tha Brataj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021