Familjarët e Liridonës takim në Prokurorinë Themelore: Çfarë na thanë hetuesit

22 Dhjetor 2023 | 14:37

Prokuroria Themelore e Prishtinës i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së familjes së Liridona Ademajt, për takim.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i saj, Leonard Ademaj. Ai ka thënë se sot kanë mbajtur takimin dhe se janë informuar rreth rastit brenda kufijve që lejon ligji.

Tutje, ka thënë se janë dakorduar që të kenë takime të rregullta informuese.

“Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë. U dakorduam që tani e tutje do të kemi takime të rregullta informuese.  Ne i shprehëm falënderimet hetuesve, prokurores së rastit dhe të gjithë prokurorëve që janë duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit. Ne besojmë në të gjitha institucionet e drejtësisë dhe mbesim me shpresë që rasti do të zgjidhet në mënyrë profesionale”, ka shkruar ai.

Liridona Ademaj u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Bashkëshorti i saj, Naim Murseli, është arrestuar nën dyshimet se ka porositur vrasjen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026