Kryeprokurori i Prishtinës për vrasjen e Liridona Ademajt: Zhvillime me hetimet
Kryeprokurori i Prishtinës Kujtim Munishi ka folur ekskluzivisht për emisionin “Revieë” në Euroneës Albania, në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt.
Ai theksoi se hetimet kanë marrë drejtimin e duhur, duke nënvizuar se mund të zgjasin deri në dy vjet.
Munishi theksoi se rasti po trajtohet nga prokurore serbe, pasi prokurorja e mëparshme e ka dorëzuar vetë rastin.
“Hetimet kanë marrë drejtimin e duhur dhe puna që është bërë deri tani e arrirë. Nuk mund të them saktësisht se sa kohë do të marrë specifikisht kjo ngjarje, por për hetime dhe dosje të tilla mund të duhen deri në dy vote kohë as sa dhe është e parashikuar ligjërisht. Hetimet kanë arritur në një pikë të caktuar, por nuk kam një datë të saktë për përfundimin e tyre dhe nuk mund të ndaj detaje se çfarë kemi zbuluar deri tani për shkak të sekretit hetimor. Mund të garantoj që po hetohen të gjitha pistat që mund të çojnë deri në zbardhjen e plotë të rastit.
Nuk mund të them nëse do të ketë persona të tjerë që do të shoqërohen apo arrestohen për këtë ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik. Sa i përket prokurores së çështjes, është e vërtetë që ajo është serbe dhe po e heton e vetme rastin. Nëse do të ketë nevojë për shtimin e ekipit, sigurisht që kjo do të ndodhë.
Prokuroria e mëparshme e ka dorëzuar vet çështjen, pasi ngjarja ndodhi kur ishte ajo në turn, ajo ka bërë hetimet paraprake dhe aty ka përfunduar puna e sa. Më pas bazuar në procedurat ligjore, shqyrtohen numra rendor të planifikuar më herët dhe kësaj radhe rasti i takonte prokurores aktuale. Në përfundim të të gjithë procesit hetimor do të ketë dhe një njoftim nga Prokuroria e Prishtinës për vrasjen e Liridona Ademajt”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë