“Familjarët e tij po kërcënojnë votuesit”- Goro i përgjigjet Dules: Fol me prova
Kandidati i Partisë Socialiste për Himarën, Jorgo Goro, i është përgjigjur akuzave të kreut të PBDNJ, se familjarë të tij po kërcënojnë dhe po blejnë votuesit jashtë qendrave të votimit.
Goro tha se në Himarë procesi po vijon i qetë dhe se asnjë pretendim i kreut të PBDNJ nuk qëndron.
Ai theksoi se nëse Dule ka prova dhe fakte t’i nxjerrë ato së bashku me emrat e personave që kanë intimiduar votuesit.
“Vota duhet të jetë për atë që mendojnë, pa asnjë hezitim. I ftoj të gjithë qytetarët që nuk kanë votuar të shprehin vullnetin e tyre të lirë.
Nuk ka një gjë të tillë. Vangjel Dule duhet të na i thotë me fakte se ku dhe kë kanë kërcënuar apo intimiduar për të votuar për këdo. Në qendrat e votimit ka qetësi dhe njerëzit po votojnë për të shprehur vullnetin e tyre”, tha Goro.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit