Farmacistja Bicja: Për fëmijët 0-1 vjeç nuk mund të jepen ilaçe pa recetë nga mjeku

12 Tetor 2022 | 08:26

Farmacistja, Alketa Bicja deklaroi se për fëmijët 0-1 vjeç nuk mund të jepen ilaçe pa recetë nga mjeku.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Bicja u shpreh se farmacisti nuk mund të japë çdo medikament që i kërkohet.

“Prindërit janë shumë të predispozuar që të marrin sa më tepër informacion për medikamentin që po i përdorin fëmijës, për patologjinë që ka fëmija. Ka prindër që pyesin edhe pasi largohen nga farmacia. Është përgjegjësi direkte e farmacistit.

Farmacisti nuk mund të japë çdo gjë që i kërkohet. Ligji e ka: janë të ndara medikamentet. Minimalisht, te fëmijët e grupmoshës 0-1 nuk mund të ndërhyhet pa recetë nga mjeku”, theksoi ajo.

OBSH ka ngritur alarmin për 4 shurupe për fëmijë të cilët kanë rezultuar të kontaminuara.

Katër produktet mjekësore janë solucioni Oral Promethazine, shurupi i kollës për fëmijë Kofexmalin, shurupi i kollës për bebe Makoff dhe shurupi Magrip N Cold.

Analiza laboratorike e mostrave të secilit prej produkteve konfirmon se ato përmbajnë sasi të papranueshme të dietilen glikolit dhe etilen glikolit si ndotës. Deri më sot, këto katër produkte janë identifikuar në Gambia, por mund të jenë shpërndarë nëpërmjet tregjeve informale, në vende ose rajone të tjera.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026