Fati i Rripit të Gazës, Izraeli: Pas veriut do marrim edhe jugun

16 Janar 2024 | 13:27

Izraeli ka deklaruar se ushtria e tij po i jep fund operacioneve intensive tokësore në Gaza, pasi ka marrë nën kontroll pjesën veriore të territorit.

Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant deklaroi se së shpejti ushtria do të zgjerojë kontrollin e saj edhe në pjesën veriore të Rripit.

Deklarata erdhi pasi Hamasi përhapi zëra se dy pengje izraelite kishin humbur jetën nga bombardimet e shtetit hebre. Në fjalën e tij, Gallant justifikoi strategjinë ushtarake në Gaza.

“Nëse lufta ndalon, të rrëmbyerit do të mbeten për shumë vite në duart e Hamasit. Pa presion ushtarak askush nuk do të flasë me ne, askush nuk do të mund të arrijë marrëveshje. Vetëm përmes forcës të rrëmbyerit mund të lirohen”, tha Yoav Gallant, ministër i Mbrojtjes i Izraelit.

Ndërkohë, pamje të publikuara nga një OJQ tregojnë kampin e refugjatëve në Bureij të rrafshuar pas largimit të trupave izraelite. OKB vijon të ankohet se aksesi për të shpërndarë ndihma në veri të Gazës i është mohuar disa herë rresht që prej dhjetorit.

“Ndërsa janë hedhur disa hapa për të rritur fluksin e asistencës humanitare në Gaza, ndihmat nuk po shkojnë tek njerëzit që kanë duruar muaj të tërë agresion në nivelin që nevojitet”, u shpreh Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB-së.

Thuajse 2 milionë persona në enklavë, 85% e popullsisë, raportohet të jenë larguar nga shtëpitë e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026