Fatkeqësitë natyrore prekin ekonominë, Sejko: 1 krizë dëmton 1.3% të prodhimit

29 Janar 2024 | 16:24

Shqipëria renditet ndër vendet më të prekshme nga krizat natyrore. Në takimin e radhës së Bankës së Shqipërisë dhe BERZH për rezultatet e raportit të tranzicionit, në fokus të debatit ishte klima dhe ekonomia e qëndrueshme.

Ekonomia shqiptare renditet ndër më vulnerabël në botë nga ndryshimet klimatike. Lajmin e bën të ditur guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili thotë se fatkeqësitë natyrore dëmtojnë në masën 1.3% prodhimin e brendshëm bruto.

 “Indeksi global i përshtatjes i matur nga universiteti i Notre Dam e rendit Shqipërinë mes vendeve vulnerabël nga ndryshimet klimatike. Po ashtu FMN ka sugjeruar se Shqipëria ka mesatarisht një fatkeqësi natyrore në vit që shkakton dëme deri në nivelin e 1.3% të PBB dhe prek të paktën 1 në 200 banor të vendit.”

Në takimin e radhës së Bankës së Shqipërisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në prezantimi e Raportit të Tranzicionit, një fokus të debatit ishte impakti  klimës dhe krizat natyrore në ekonominë e vendit, ku Sejko theksoj mungesën e të dhënave lidhur me klimën dhe nevojën e politikave ekonomike më të qëndrueshme:

 “Për momentin, duhet të pranojmë se ekziston një hendek i madh në të dhënat e lidhura me klimën. Megjithatë, kapërcimi sa më i shpejtë i tij do të krijonte premisa për të përmirësuar më tej modelet tona makroekonomike, analizat e skenarëve dhe vlerësimin e rrezikut”.

Së dyti, në promovimin e financave të gjelbra. Për këtë qëllim, ne kemi miratuar së fundmi “Strategjinë për Menaxhimin e Rreziqeve Financiare të lidhura me Ndryshime Klimatike, 2023-2025. Së treti, në forcimin e bashkëpunimit me partnerët vendas dhe të huaj.

Nga ana tjetër raporti theksoi kontributin e rëndësishëm të turizmit në ekonominë e vendit vitin e kaluar si rrjedhojë e numrit të lart të vizitorëve të huaj, i cili ka ndikuar dhe në rritjen e sektorit të pronave të patundshme dhe në industrinë e argëtimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026