Ky është ekonomisti që mbante prej muajsh të ngujuar familjen: Doja t’i kontrolloja
Personi që shihni në foton e mësipërme është ekonomisti Jetnor Zhaboli, i cili u arrestua këtë të premte në Tiranë, pasi mbante të ngujuara bashkëshorten, nënën dhe dy fëmijët e mitur.
Policia kishte arritur të merrte informacione në lidhje me mbajtjen të izoluar të familjes nga ana e 35-vjeçarit.
Kur kanë shkuar në ambientet e banesës në zonën e Selitës, efektivët kanë vënë re që kishte një mbikqyrje të shtuara më kamera sigurie.
E gjithë banesa ishte e kyçur dhe dëgjoheshin vetëm zërat e njerëzve që ishin brenda.
Në këto kushte policia ka marrë 35-vjeçarin për të hapur banesën. Pasi u zbulua ngujimi që i bënte familjes, ai deklaroi se e bënte një gjë të tillë për t’i mbajtur nën kontroll, pasi ishte xheloz.
Zhaboli kishte arritur deri aty sa kishte instaluar kamera edhe brenda banesës, në tualet e në dhomën e gjumit dhe i monitoronte nga telefoni kur nuk ishte në banesë.
Gjithashtu ai kishte montuar bllokues valësh në banesë në mënyrë që familjarët e tij të mos komunikonin me askënd tjetër nga jashtë.
Bashkëshortja e tij ka tentuar të kryente vetëvrasje. Uniformat blu të kryeqytetit në banesën e tyre kanë gjetur dy letra ku kjo e fundit ka shkruar për familjen e saj duke iu dhënë lamtumirën dhe ku iu kërkonte falje.
Përveçse i mbante të mbyllura në banesë, 35-vjeçari ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshën Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit