Kishte montuar kamera në tualet, si 35-vjeçari mbante të mbyllura gruan e fëmijët
Euronews Albania ka mësuar detaje të reja në lidhje me dhunën që ushtronte ndaj familjes 35-vjeçari, Jetnor Zhaboli, në Tiranë.
I riu, me profesion ekonomist, mbante të mbyllura brenda banesës nënën, bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mitur. Çifti kishte dy fëmijë 5 dhe 9 vjeç.
Policia kishte arritur të merrte informacione për situatën e pazakontë dhe kur ka shkuar në banesë, e gjithë banesa ishte e kyçur dhe dëgjoheshin vetëm zërat e njerëzve që ishin brenda.
Më pas policia ka marrë 35-vjeçarin i cili ka hapur banesën. Ky i fundit ka deklaruar se e bënte për t’i mbajtur nën kontroll.
Madje ai kishte shkuar deri aty sa kishte instaluar kamera edhe brenda banesës, në tualet e në dhomën e gjumit dhe i monitoronte nga telefoni kur nuk ishte në banesë.
Gjithashtu ai kishte montuar bllokues valësh në banesë në mënyrë që familjarët e tij të mos komunikonin me askënd tjetër nga jashtë.
Bashkëshortja e tij ka tentuar të kryente vetëvrasje. Uniformat blu të kryeqytetit në banesën e tyre kanë gjetur dy letra ku kjo e fundit ka shkruar për familjen e saj duke iu dhënë lamtumirën dhe ku iu kërkonte falje.
Përveçse i mbante të mbyllura në banesë, 35-vjeçari ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshën Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
LEXONI GJITHASHTU:
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps