Fatmir Mediu nuk është gjykuar kurrë, thotë avokati i familjes Durda
Avokati i familjes Durda, të cilët humbën djalin e tyre 7-vjeçar nga shpërthimi i Gërdecit në vitin 2008 thotë se ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu nuk është gjykuar asnjëherë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Dorian Matliaj e cilësoi të drejtë vendimin e Gjykatës së Apelit për të gjykuar ish-ministrin në qeverinë Berisha.
“Ne mendojmë se Gjykata e Apelit ka marrë një vendim të drejtë, pikërisht, sepse Fatmir Mediu nuk ishte gjykuar asnjëherë. Nuk është në rastin e një gjykimi, sepse një gjykim përfundon me një vendim fajësie apo pafajësie, ndërsa Fatmir Mediu nuk është gjykuar kurrë”, tha ai.
Ai u shpreh se nuk kanë asnjë shqetësim për çdo vendim që mund të marrë Gjykata e Lartë, pasi çështja për Mediun ndodhet në Gjyakatën e Strasburgut.
“Çështja ka marrë prioritet në 2015, ka pasur një vonesë nga Gjykata e Strasburgut, por presim një vendim të shpejtë, e cila edhe ajo mund të vendosë vulën se kemi të bëjmë me një rast të pagjykuar që duhet gjykuar. Çfarëdo që të thotë Gjykata e Lartë në Shqipëri ne kemi shpresën tek Gjykata e Strasburgut që mund të mbulojë shumë thjesht çdo vendim të p[papritur të Gjykatës së Lartë”, tha ai.
Kryetari i Partisë Repiblikane, Fatmir Mediu ishte një nga të akuzuarit për shpërdorim detyre për ngjarjen e vitit 2008 ku shpërthimi në një pikë demontimi të municioneve në Gërdec (Vorë, Tiranë) u mori jetën 26 personave.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta