Rreth 200 mijë euro në vit për udhëtimet e Ramës
Kryeministri Rama shpenzon mesatarisht 200 mijë euro në vit për udhëtime jashtë vendit. Këto janë të dhënat e Open Data-s që prej vititi 2016.
Në janar, udhëtimet e kryeministrit Rama jashtë vendit kushtuan 39 mijë euro.
Ditët e fundit, PD ka sulmuar kryeministrin për udhëtime luksi me charter që kanë kushtuar mbi 120 mijë euro.
Këtë faturë, Edi Rama e ul në 345 euro, të nxjerra nga portofoli i vet për një fluturim në Gjermani.
Por cilat janë, sipas Open Data-s, shpenzimet mesatare të kryera që prej vitit 2016?

Të dhënat e Open Data-s tregojnë se në vitin 2021, për udhëtimet zyrtare të ministrave u harxhuan 654 mijë euro.

Gjysma e këtyre parave u shpenzuan vetëm nga Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Jashtëm dhe Kryeministri.

Kur erdhi në pushtet në 2013, Rama u zotua se bashkë me ministrat do të ishte i kursyer me çdo udhëtim, duke zgjedhur bileta dhe hotele të lira.
Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi
Baste sportive të paligjshme dhe cannabis në lokal, dy të arrestuar në Tiranë (VIDEO)
Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
- 16:50 Presidenti turk takon kryeministrin britanik në Ankara për bisedime
- 16:43 Trump kërcënon përsëri me sulme ndaj infrastrukturës kritike, përgjigjet Irani
- 16:36 Kanadaja siguron partneritete të reja mbrojtëse në samitin e NATO-s
- 16:34 Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi
- 16:30 Kupa e Botës 2026, Egjipti kërkon hetim ndaj ekipit të arbitrave në ndeshjen kundër Argjentinës
- 16:29 Ish-komandanti i Ushtrisë së Jugosllavisë, Momçillo Perishiç, lirohet nga burgu