Favorizimi i grupeve të interesit, Aleksandër Çipa: Demokracia institucionale ka pësuar deformime

30 Mars 2021 | 19:44

Raporti i Transparency International dhe Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim vërejnë një rritje të fenomenit të korrupsionit në nivel të lartë dhe ligjeve të bëra me porosi në Shqipëri, të cilat favorizojnë grupet e interesit.

Sipas tyre, ky fenomen ka pësuar rritje gjatë dymbëdhjetë vitet e fundit, konkretisht nga 2008-2020.

Analisti Aleksandër Çipa, shprehet për Euronews Albania se këto gjetje tregojnë se në Shqipëri demokracia institucionale ka pësuar deformime.

“Kjo do të thotë deformim i demokracisë institucionale dhe suspendimi i legjislacionit në kuptimin e dominimit të grupeve të interesit mbi ligjvënësit shqiptarë”, tha ai.

Ai pohon se raporti i sivjetshëm i “Transparency International” ka analizuar elementët e kapjes së shtetit dhe raportet që ekzistojnë mes institucioneve dhe grupeve të interesit.

“Raporti i sivjetshëm fokuson elementët e kapjes së shteti, që do të thotë analizon raportet mes institucioneve, grupeve të interesit dhe faktorët që shfaqen si diplomaci e interesit. Së pari duhet pohuar, se shumica parlamentare që ka miratuar këto nene apo ligje, ka qenë në mos nën presonin e grupeve të interesit, në dakordësi të plotë me grupet e interesit. Ligjet që kanë të bëjnë me favorizime lënë hapësira për dyshime dhe shkaktojnë hamendësime të mëdha publike. Do duhet që institucionet të japin arsyetimet dhe shpjegimet publik”, theksoi.

Përballë gazetares Bruna Çifligu, z. Çipa thekson se organet e drejtësisë duhet të hetojnë rastet, në të cilat ka dyshime se janë favorizuar grupet e interesit, duke kaluar ligjet të posaçme në Parlamentin e Shqipërisë.

“Kjo është një çështje që i takon drejtësisë të investigojë dhe të hetojë nëse ka pasur presion apo intimidim për kalimin e ligjeve, që legjitimojnë deformime interesash përmes parlamentit”, u shpreh kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026