FBI bastis shtëpinë e reperit të njohur, akuzohet për trafik qeniesh njerëzore

26 Mars 2024 | 12:28

Shtëpitë e reperit të mirënjohur Sean “Diddy” Combs, i njohur gjithashtu si Puff Daddy, në Los Anxhelos dhe Majamit u bastisën nga agjentët e FBI të hënën si pjesë e një hetimi federal për trafikim të qenieve njerëzore.

Në fillim të vitit 2023, dukej se Diddy ishte në prag të një serie të re suksesesh biznesi, pasi performoi në MTV VMA Aëards, si dhe u nominua për një çmim Grammy. Megjithatë, pasuan një sërë padish, duke filluar nga ish e dashura e tij dhe këngëtarja R&B, Kejsi, e cila pretendon se reperi ka abuzuar fizikisht dhe seksualisht me të për vite me radhë.

Një grua më pas e paditi Combs për përdhunimin e saj kur ajo ishte vetëm 17 vjeç, shkruan Euronews.

Combs ka qenë ndër prodhuesit më me ndikim të hip-hop-it në tre dekadat e fundit. Ai ndërtoi një nga perandoritë më të mëdha të muzikës dhe bashkëpunoi me emra të mëdhenj si Mary J Blige, Usher, Lil Kim, Faith Evans dhe shumë të tjerë.

Ai fitoi tre çmime Grammy dhe kishte linjën e veshjeve “Sean John” si dhe rrjetin televiziv Revolt TV.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026