FBI-ja çaktivizon programet e përdorura nga grupi famëkeq i spiunëve rusë
“FBI-ja ka çaktivizuar disa programe të dëmshme kompjuterike të përdorura nga elita e spiunëve rusë”, kështu thanë të martën autoritetet amerikane, duke ofruar një pasqyrë të vogël të përballjes digjitale midis dy superfuqive kibernetike.
Zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit thanë se ekspertët teknikë të FBI-së kishin identifikuar dhe çaktivizuar programet e përdorura nga shërbimi rus i sigurisë, FSB kundër një numri të pazbuluar kompjuterësh amerikanë, një veprim që ata shpresojnë se do t’i japë një goditje vdekjeprurëse një prej programeve kryesore të spiunazhit kibernetik të Rusisë.
“Ne e vlerësojmë këtë si mjetin e tyre kryesor të spiunazhit“, u tha gazetarëve një nga zyrtarët amerikanë përpara deklaratës publike mbi këtë çështje. Ai tha se Uashingtoni shpresonte se operacioni do ta “çrrënjoste atë nga fushëbeteja virtuale”.
Zyrtari tha se spiunët e FSB-së që përdornin programin kompjuterik, të njohur me emërtimin “Snake”, janë pjesë e një grupi famëkeq hakerimi i njohur si “Turla”.
Grupi ka qenë aktiv për dy dekada, duke vënë në shënjestër një sërë objektivash të NATO-s, agjencive qeveritare të Shteteve të Bashkuara dhe kompanive të teknologjisë, tha një zyrtar i lartë i FBI-së.
Diplomatët rusë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment. Moska zakonisht mohon përfshirjen në operacione të spiunazhit kibernetik.
Zyrtarët amerikanë folën me gazetarët të martën përpara publikimit të lajmit në kushte anonimiteti. Njoftime të ngjashme për përpjekjet për sulme kibernetike të FSB-së u bënë nga agjencitë e sigurisë në Britani, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re.
Turla konsiderohet gjerësisht si një nga ekipet më të sofistikuara të hakerave të studiuara nga komuniteti i sigurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
- 14:35 Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
- 14:14 Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset