Pse s’është Berati tek Boshti i Jugut? Demo: Nuk flas për projekte imagjinare…
Kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo ishte këtë të martë i ftuar në Euronews Albania, ku ndër të tjerat u pyet se përse nuk është bërë qyteti i Beratit boshti i jugut.
Demo tha se si qytetar i Beratit do i pëlqente kjo gjë, por se ky projekt nuk varet prej tij, pasi do duhej shumë financim dhe do të prekeshin 8 bashki.
Gjithashtu ai tha se qytetarët e beratit kanë pasur probleme më emergjente se boshti i jugut, të cilin ai e quajti “projekt imagjinar”.
“Unë jam njeri me shumë këmbë në tokë, nëse do të flas për projekte të cilat qoftë me fantazinë time, apo qoftë për shkak të punës, unë kam shumë ide në kokë se si Berati mund të zhvillohet. nëse ti flet për boshtin e jugut, boshti i jugut është një projekt që vlen qindra milionë euro.
Unë jam beratas, unë do e dashuroja boshtin e Jugut, por unë nuk kam ardhur të flas për projekte madhore pasi për vetë radhën, ka një radhë të caktuar, i është dhënë një prioritet boshtit blu. Boshti i jugut, shtrihet nga bashkia Dimal dhe prek nja 8 bashki. Qytetarët kanë pasur probleme me shërbimet, nuk kanë pasur ujë. Unë nuk kam ardhur të flas për projekte imagjinare që ju keni 10 vite që i dëgjoni”,-tha Ervin Demo.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë