FBI konfirmon se Irani ka hakeruar fushatën e Donald Trump
Irani ka qenë mbrapa tentimeve të fundit për të hakuar fushatën presidenciale të Donald Trumpit, kanë konfirmuar zyrtarë amerikanë të inteligjencës.
Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjenci tjera federale, kanë thënë përmes një deklarate të përbashkët se, Irani ka vendosur të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane “për të nxitur përçarje dhe për të minuar besimin në institucionet tona demokratike”.
Fushata e Trumpit e ka drejtuar gishtin drejt Iranit më 10 gusht për hakim të mesazheve të brendshme.
Zyrtarë të Iranit i patën hedhur poshtë akuzat.
Burime të afërta me hetimet kanë thënë për CBS News se dyshojnë që hakerët e dyshuar iranianë kanë shënjestruar edhe fushatën e kandidates së demokratëve për presidente, Kamala Harris.
“Komuniteti i inteligjencës është i bindur që iranianët kanë bërë përpjekje për të fituar qasje te individët e lidhur me fushatën presidenciale në të dyja partitë politike”, kanë thënë zyrtarë amerikanë të inteligjencës përmes një deklarate.
“Një aktivitet i tillë, përfshirë vjedhjet dhe publikimin e dokumenteve, ka për qëllim që të ndihmojë në procesin e zgjedhjeve amerikane”.
Hakimi në fushatën e Trumpit është kryer ashtu që njerëzve u ka shkuar një email – me një mesazh që është dukur si e besueshëm, për t’i shtyrë ata që të klikojnë në një link të rremë.
Fushata e Harrisit ka thënë javën e kaluar se ka qenë në shënjestër të një sulmi të tillë, ndonëse tentimet nuk kanë pasur sukses.
Agjencitë amerikane kanë thënë se këto taktika “nuk janë të reja” dhe kanë përmendur që Rusia dhe Irani kanë përdorur këso metoda edhe në zgjedhjet e kaluara presidenciale.
Mbetet e paqartë se çfarë informata mund të jenë vjedhur gjatë hakimit.
Trump ka thënë se hakerët kanë arritur të sigurojnë vetëm informacion publik.
Sipas gjigantit Google, edhe fushata e presidenti aktual, Joe Biden, ishte shënjestruar prej hakerëve iranianë, para se ai të tërhiqej nga gara./ REL
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë