FBI ‘zbarkon’ në Tiranë për sulmin kibernetik

8 Gusht 2022 | 23:09

Një grup i FBI është dislokuar në Tiranë për të mbështetur hetimin mbi sulmin kibernetik që goditi institucionet e vendit disa javë më parë.

Lajmi u bë me dije nga zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë një inspektimi në Drejtorinë e Përgjithme të Transportit Rrugor.

Balluku tha se Shipëria, si pjesë e zhvillimit të teknologjisë, nuk mund të bëjë përjashtim nga sulme të tilla që ndodhin në të gjithë botën, ndaj po merren masa që të parandalohen në të ardhmen.

“Ky investigim i thellë që po bëhet nga FBI dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese do na japin të gjitha të dhënat si ka ndodhur sulmi, nga ka ardhur, megjithëse një pjesë e tyre sot janë zbardhur”, tha Balluku.

Disa javë më parë vendi ynë u përballet me një sulm kibernetik.

Për këtë shkak, shërbimet online dhe sistemet qeveritare u mbyllën për disa ditë.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit, erdhi nga jashtë Shqipërisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026