FDA reagon për lidhjen e mundshme midis autizmit dhe paracetamolit

23 Shtator 2025 | 10:58

Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka nisur këtë të martë procesin për ndryshimin e etiketës së përdorimit të acetaminofenit (produktet si Tylenol apo paracetamol siç njihet në Europë), duke mbështetur indiciet se përdorimi i këtij medikamenti nga gratë shtatzëna mund të lidhet me një rrezik të shtuar për zhvillimin e çrregullimeve neurologjike, si autizmi dhe ADHD te fëmijët. Përveç kësaj, agjencia ka dërguar një letër paralajmëruese për mjekët në të gjitë SHBA-në.

“FDA po merr masa për të informuar prindërit dhe mjekët mbi një sasi të konsiderueshme provash për rreziqet e mundshme që lidhen me acetaminofenin,” tha komisioneri i FDA-së, Marty Makary, M.D., M.P.H. “Megjithëse ekzistojnë këto prova, vendimi i fundit i përket prindërve. Parimi i kujdesshëm mund të çojë shumë të shmangin përdorimin e acetaminofenit gjatë shtatzënisë, veçanërisht pasi shumica e etheve të lehta nuk kërkojnë trajtim. Megjithatë, është e arsyeshme që gratë shtatzëna të përdorin acetaminofen në situata të caktuara”- njoftoi FDA.

Vitet e fundit, disa studime të mëdha, përfshirë Nurses’ Health Study II dhe Boston Birth Cohort, kanë gjetur një lidhje midis përdorimit të acetaminofenit gjatë shtatzënisë dhe diagnostikimit më të vonshëm të sëmundjeve si autizmi dhe ADHD. Disa prej këtyre studimeve përmendin se rreziku është më i lartë kur medikamenti përdoret në mënyrë kronike gjatë gjithë shtatzënisë.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se, edhe pse është vërejtur një lidhje mes acetaminofenit dhe çrregullimeve neurologjike në disa studime, nuk është konfirmuar një marrëdhënie shkakësore, dhe në literaturën shkencore ekzistojnë edhe studime që nuk mbështesin këtë lidhje. Po ashtu, acetaminofeni është ilaçi i vetëm pa recetë që është miratuar për trajtimin e etheve gjatë shtatzënisë, të cilat mund të jenë të rrezikshme për fetusin. Për më tepër, aspirina dhe ibuprofeni kanë efekte të dokumentuara negative mbi fetusin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026