Federata Turke e Futbollit pezullon 149 arbitra pas skandalit të basteve
Futbolli turk është tronditur nga një skandal i madh bastvënie, ku të përfshirë janë jo vetëm gjyqtarë, por edhe futbollistë.
Federata e Futbollit ka njoftuar pezullimin e 149 arbitra dhe asistentëve të tyre, ndërsa paralajmëron masa të tjera më të rënda për të gjitha rastet e përfshira.
Sipas raportimeve, rreth 3700 futbollistë janë të përfshirë në këtë skemë bastesh, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbuluar rastet ku ata janë vetë protagonistë.
“Kjo nuk është thjesht një shkelje, është një keqpërdorim që lëndon ndërgjegjet dhe helmon drejtësinë”, deklaroi kreu i futbollit turk, İbrahim Hacıosmanoğlu.
Sipas hetimeve të fundit, nga 571 arbitra të regjistruar, 371 kishin të paktën një llogari aktive bastesh, dhe më shumë se gjysma e tyre vendosnin baste të ndryshme. Raportohet se secili prej tyre ishte i përfshirë në mbi 10 mijë ndeshje të manipuluara.
Hetimi po shtrihet edhe te skuadrat dhe futbollistët, megjithëse deri më tani nuk janë publikuar emra konkretë të përfshirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore