Feja në vendin e punës, gjykata e BE-së: E drejtë e kujtdo të ndalojë veshjet fetare

28 Nëntor 2023 | 21:15

Çdo administratë publike në Bashkimin Evropian mund të ndalojë punonjësit të veshin simbole fetare në vendin e punës.

Vendimi erdhi nga Gjykata e Drejtësisë e BE-së dhe bazohej në një çështje të mëparshme të ngritur në Gjykatën e Punës ne Liezh të Belgjikës.

“Një rregull i brendshëm i një autoriteti lokal që ndalon në mënyrë të përgjithshme dhe të padiskriminuar veshjen në vendin e punës të rrobave me karakter fetar mund të justifikohet nga dëshira e autoritetit për të krijuar një ambient administrativ neutral, duke marrë parasysh kontekstin në të cilin operon”, tha Koen Lenaerts, president i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Sidoqoftë, presidenti i gjykatës sqaroi se edhe zgjedhja e entiteteve të tjera publike për të autorizuar mbajtjen e këtyre veshjeve është gjithashtu e justifikuar, duke theksuar se çdo shtet anëtar ka të drejtën e vlerësimit të llojit të neutralitetit që dëshiron të promovojë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti

Komisioni Evropian propozoi këtë të premte, ndryshime që do të ngadalësojnë uljen e kufijve të emetimeve të gazrave serrë nga bizneset, si pjesë e një...
20:23 | 17/07/2026