Fëmijët e luftës, nënat ukrainase sjellin në jetë fëmijët mes bombardimeve
Konflikti në Ukrainë vijon prej më shumë se 9 muajsh. Gratë që ishin shtatzëna pak përpara ose në fillim të luftës kanë sjellë tani në jetë “fëmijët e luftës”.
Sofia është vetëm njëjavëshe. Dy muaj nga nisja e luftës, e ëma zbuloi se ishte shtatzënë dhe u largua nga Odesa në qytetin më të sigurt të Lvivit, ku dhe e solli në jetë.
“I sugjerova që të shkonte jashtë, por ajo nuk donte. Më tha, ‘jo, ne do të të presim këtu’”, tregon Dmytro, babai i Sofias.
“Si mund ta lija pa e parë fëmijën e tij? Ndaj vendosëm të shkonim në Lviv, ku kishte më pak shanse për bombardime”, thotë Inna, nëna e Sofias.
Dmytro është një ushtar. Atij iu dha leje të ndiqte nga afër lindjen e fëmijës së tij, por javën e ardhshme i duhet të kthehet në front.
Bashkëshortja e tij, Inna, thotë se kjo e bën të qajë. ‘Kur ai është në front zgjohem çdo mëngjes duke pritur telefonatën e tij, që të më thotë se është mirë’, tregon ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani