Fëmijët e ‘rrëmbyer’ ukrainas dënohen sepse nuk kënduan himnin rus

10 Prill 2023 | 14:02

Fëmijët që janë kthyer në Ukrainë pasi ishin ‘rrëmbyer’ me forcë në Rusi, kanë rrëfyer dënimet që i jepeshin nga autoritetet ruse.

Daria Harasymchuk, këshilltarja ukrainase për të drejtat e fëmijëve, tha se fëmijët kishin pretenduar se ishin rrahur vetëm pasi përmendën se ishin ukrainas.

Gjithashtu ajo shtoi se fëmijët ndëshkoheshin kur nuk këndonin himnin rus.

Dënime të tjera thuhet se përfshinin ndalimin nga shëtitjet dhe detyrimin për të rishkruar tekste ruse disa herë.

Harasymchuk tha se fëmijëve iu ishte thënë se prindërit e tyre i kishin “braktisur” dhe se askush nuk po i priste më në Ukrainë.

Deri më tani, raportohet se rreth 19,000 fëmijë ukrainas janë dërguar në Rusi që nga fillimi i pushtimit të ukrainës në muajin shkurt 2022.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)

Një person ka vdekur dhe  dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë lundruese trekatëshe me 19 persona në bord u përmbys pranë ishullit...
08:31 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)

Një sulm rus në portin ukrainas të Odessa- s në Detin e Zi ka vrarë të paktën tre persona , tha një zyrtar lokal të...
08:24 | 15/07/2026