Bjellorusia kërkon garanci sigurie nga Rusia

10 Prill 2023 | 14:07

Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, më 10 prill ka biseduar me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, njoftoi agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve BelTA.

Siç raportohet, Lukashenko ka thënë se Bjellorusisë i nevojiten garanci se Rusia do ta mbrojë këtë vend “si territorin e saj” në rast të një sulmi.

Ai tha se ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin, lidhur me garancitë për siguri, shkruan REL.

Në fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit, më 31 mars, Lukashenko mbrojti planin e Rusisë për të vendosur armë taktike bërthamore – duke përfshirë raketa balistike ndërkontinentale, nëse është e nevojshme – në territorin e Bjellorusisë, duke theksuar se vendi ishte i ekspozuar ndaj kërcënimeve në rritje nga Perëndimi. Megjithatë, ai nuk ofroi asnjë provë për ndonjë kërcënim konkret nga Perëndimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026

Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump

Një 39-vjeçar nga Rochester, New York, është arrestuar nga autoritetet federale pasi akuzohet se kërcënoi me vrasje Donald Trump Jr., djalin e madh të presidentit...
21:25 | 14/07/2026

Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka paguar autores E. Jean Carroll 5.6 milionë dollarë, pasi një juri e shpalli fajtore në një gjyq civil...
21:25 | 14/07/2026