Fermerët drejt falimentit në Dimal: Monopolet e grumbulluesve i marrin nën kosto
Drenovica dhe Samatica janë dy fshatrat e bashkisë Dimal që njihen gjërësisht në të gjithë Shqipërinë për hektarët e shumtë me sera nga ku eksportohen në të gjithë Europën produktet bujqësore si domatja dhe kastraveci. Thuajse çdo familje në këto fshatra ka ndërtuar nga një serë dhe shumica e tyre të ardhurat e vetme i kanë nga shitja e produkteve bujqësore. Por tashmë siç pretendojnë edhe vetë fermeret monopoli i krijuar nga disa pika grumbullimi po bën që çmimi i këtyre produkteve të dal nën kosto duke mos mbuluar as shpenzimet e tyre
Fermeri Mario Bega deklaroi për Euroneës Albania: “Problemi ynë si fermer aktualisht është se për produktin që shihni ju këtu është harxhuar shumë mund, djersë, para edhe sot që dalim në treg ky po shitet nën kosto. Pra ky nuk po mbulon dot veten e vetë lëre pastaj të kemi fiime, kemi familje për të mbajtur”, tha ai.
Ndërkohë që Tomor Çela, një tjetër fermer tha se situata e krijuar me shitjen e produkteve nën kosto po e çon atë drejt falimentimit. pasi nuk arrin dot që të shlyej detyrimet që ka marrë për mirëmbajtjen e tokës.
“Fatura që marrim ne është qesharake, është një copëz letre që vlen zero, zero është turp që ne ta marrim me mënd, ne kemi falimentuar dhe unë i pari që flas nuk po arrij dot të shlyej borxhet, të shlyej kredin”, tha ai.
Agronimi i kësaj zone, Xhoni Hoxha, shprehet se përgjatë kësaj periudhe kastraveci duhet të ishte me një çmim mbi 100 lekë për shkak të kostove që ka, ndërsa i bën thirrje edhe institucioneve përkatëse që të kenë një kontroll të shtuar për pikat e grumbullimit. Sipas tyre çmimi i vendosur për grumbullimin e produkteve bujqësore nga këto pika po çon drejt falimentimit shumë fermer.
Jemi Akoma në shkurt edhe sot çmimi nuk duhet te ishe nën 100 lekë, sepse ka kosto ky produkt. Jemi ankuar në institucionet shtetërore përkatëse, por as nuk duan t’ia dinë se cfarë po ndodh, këtu thjesht fermeri po mbahet vetë me djersën e vetë me mundin e vetë”, tha ai.
Sipas tij dëmi i shkaktuar nga monopoli i krijuar nga grumbulluesit po prek qindra familje në zonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve