Fermerët francezë në protestë, kundër vendimit të therjes së bagëtive të sëmura
Fermerët francezë kanë bllokuar rrugë për të protestuar kundër vendimit të qeverisë franceze për të therur të gjitha bagëtitë në fermat ku është zbuluar një rast i sëmundjes së lëkurës me gunga. Në rajonin e Ariège, policia përdori forcë kundër 500 protestuesve, ndërsa demonstrata u mbajtën në Bordeaux, Agen, Perigueux dhe në autostradën A75.
Sëmundja e lëkurës me gunga është një sëmundje virale ngjitëse e bagëtive që është zbuluar në 74 ferma në Francë ditët e fundit. Ministrja e Bujqësisë e Francës, Annie Genevard, tha se nuk ka alternativë dhe se pa eliminimin e menjëhershëm të bagëtive, sëmundja mund të vrasë 1.5 milion bagëti në Francë.
“Nëse nuk ndërmarrim veprime, Evropa do ta vërë në karantinë Francën dhe asgjë nuk do të dalë nga vendi. Asnjë kafshë, asnjë djathë, asnjë qumësht. Edhe tani, ndërsa e kemi situatën nën kontroll, nuk mund të eksportojmë më asnjë djathë të bërë nga qumështi i papërpunuar në Kanada dhe Britani”, shtoi ministrja.
Nga ana tjetër, Konfederata e Fermerëve Francezë njoftoi mbylljen e rrugëve në të gjithë Francën, për t’i dhënë fund këtij vendimi të cilin e cilësuan çmenduri, duke nënvizuar se menaxhimi i krizës i zgjedhur nga qeveria është më i frikshëm se vetë sëmundja.
Ende nuk ka një trajtim specifik antiviral për sëmundjen e lëkurës me gunga. Ekzistojnë vaksina, të cilat sigurohen nga rezervat e emergjencës të Bashkimit Evropian dhe shpërndahen nga qeveria franceze në zonat e vaksinimit të krijuara rreth njësive me raste të sëmundjes.
🚨ALERTE INFO
La police a ramené des centaures pour faire face aux barrages des agriculteurs !
L’Élysée et les ministères doivent donner l’ordre d’arrêter tout ça rapidement, sinon cette histoire risque de finir en drame !
Soutien aux agriculteurs sur place. pic.twitter.com/og4wpUIW8d
— Tribune Populaire🌐 (@TribunePop23) December 11, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë