Fermerët në Malësi rrezikojnë falimentin për shkak të rritjes së naftës
Fermerët e bimëve mjekësore në zonën e Malësisë së Madhe janë prekur nga rritja e çmimit të naftës. Kostot e transportit, përpunimit dhe eksportit jashtë e kanë rritur shumë barrën për ta.
Si prodhuesja më e madhe në rajon, Shqipëria pjesën më të madhe në prodhimit e eksporton në SHBA.
Një tjetër problem për fermerët është edhe shpopullimi I zonës. Ata e kanë të vështirë të gjejnë punëtorë për të mbajtur gjallë biznesin e tyre.
Fermerët i shesin bimët mediciale me të njëjtin çmim që kanë qenë një vit më parë, 90 lek kilogrami. Por rritja e kostove është e papërballueshme. Ata kërkojnë që shteti ti subvencionojë, pasi çmimi me të cilin e shesin tek kompanitë grumbulluese nuk mbulon as shpenzimet që ata bëjnë.
Specialistët e bujqësisë ngrenë shqetësimin se kostot e larta do ti detyrojnë fermerët ta braktisin këtë sektor.
Jo pak problematike është dhe qëndrimi i kompanive të grumbullimit të cilat pavarësisht rritjes së kostove për fermerët, nuk paguajnë më shumë.
Në 10 vitet e fundit, në Malësinë e Madhe numërohen rreth 4000 familje që merren me kultivimin e bimëve aromatike-mjekësore. Ata prodhojnë rreth 10 mijë ton bimë mjekësore çdo vit.
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu