Fermeri nga Maliqi u gjobit 25 mijë lekë: Bllokova një pjesë të rrugës, do ankimoj
Ditën e djeshme fermerët e Maliqit u ngritën në protestë, ku kërkuan bllokimin e produkteve të ardhur nga Kosova e Serbia, pasi sipas tyre, kjo ka çuar në rënien drastike të çmimeve të prodhimit të tyre.
Por për të shpërndarë protestën, Policia përdori forma të ndryshme, nga gjobat te ‘presioni’ ndaj protestuesve.
Njëri prej fermerëve që protestoi dje, Altin Kupe, ka treguar për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews se është gjobitur me 250 mijë lekë të vjetra.
Ai tha se do e ankimojë vendimin dhe shtoi se gjobat ndaj fermerëve i kanë trembur ata për të protestuar sërish ditën e sotme.
“Quhem Altin Kupe, një fermer nga fshati Drithas. Dje u gjobita. Ne kërkojmë që qeveria… Ne u gjobitëm keq fare. Sepse kishim zënë jo sensin e rrugës fare, mund të ishim jashtë vijës së bardhë. Kishte gjoba nga një milionë dhe të tjera, nuk ishin njësoj. Unë e kisha 250 mijë.
Do e ankimoj. Nëse Ministria nuk i vë në dukje kërkesat tona, ne do të bëjmë një manifestim më të madh akoma.
Sot nuk besoj të dalin fermerët në protestë se janë të trembur nga gjobat. Policia kishte qëllim që t’i trembte fermerët që të mos dilnin më në protestë. Frikë kemi se shteti, policia… Atë që ta bën shteti s’ta bën njeri”, tha Kupe.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit