Festa e pranverës në Durrës, vlerësohen artistët që i kanë bërë jehonë qytetit
Për 32 vite me radhë Durrësi i ka kthyer në traditë kremtimet për festën e pranverës, një aktivitet i njohur si “Mikpritja durrsake”.
Festa me origjinë ilire organizohet për nder të solsticit pranveror dhe ka në fokus vlerësimin e figurave që i kanë bërë dhe vijojnë t’i bëjnë jehonë qytetit bregdetar.
“Kjo është festa e Pranverës, në këtë festë ne sot do të nderojmë tre muzikantë të mëdhenj të qytetit të Durrësit, të cilët janë ambasador të qytetit të Durrësit në Europë ”, tha Abdulla Deliallisi, kryetar i shoqatës organizuese “Durrësi autokton”
Gjatë programit, janë nderuar me titullin e lartë “Ambasador të qytetit të Durrësit” muzikantët durrsakë Gëzim Myshketa, Pandush Gjezi dhe Olen Çezari.
Ky i fundit, i njohur sot si violinisti shqiptar që ka interpretuar në tempujt më të mëdhenj të muzikës botërore, na tregon se, kthimi në skenën e teatrit të Durrësit, është kthim në “Olenin e vogël”, artistin e madh që prekte për herë të parë një skenë.
“Unë jam rritur në këtë vend. Këtu kam bërë koncertin e parë recital, kur kam qenë 7 vjeç, ndërsa pjesën e parë në publik e kam realizuar te skena e vogël këtu 5 vjeç”,-tha Olen Çezari, violinist
Fama e tij nuk është “rritur” e zhvilluar paralelisht me skenën ku nisi gjithçka, e cila sot duket e vogël për ta kthyer edhe një herë aty, në një shfaqje dedikuar qytetarëve të vendit që e rriti.
“Durrësi e meriton një gjë të bukur këtu në shesh. Ky teatër është shumë i vogël”,-tha Olen Çezari
Gëzim Myshketa nga ana tjetër nuk mundi të ishte i pranishëm në ceremoni, megjithatë dy fjalë i tha e ëma e tij, Shega Myshketa.
“Emocionet janë pafund, e falënderoj shumë se më ka bërë krenare. Gëzimi nuk është vetëm një artist i madh, por edhe një çun shumë i mirë për ne si prindër”, tha Shega Myshketa, nëna e Gëzim Myshketës
Pyetur nëse këtë vlerësim nga Durrësi e prisnin më herët, përgjigjja është ajo e një artisti.
“Po më mirë vonë se kurrë, se kishte mundësi edhe kurrë”, tha Shega Myshketa, nëna e Gëzim Myshketës.
LEXONI GJITHASHTU:
I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival
Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun