Festa e qershive në Drobonik, fermerët: Prodhim i pakët por të kënaqur me çmimet
Qershitë, të parat fruta të pranverës, kanë një festë të posaçme në Drobonik të Beratit.
Moti i keq nuk ka ndalur banorët dhe fermerët që ti gëzohen kësaj feste, që tashmë është kthyer në një traditë, të zonës, ku kultivimi i pemëve të qershisë është pjesë e çdo familjeje.
Fermerët u shprehën të kënaqur për çmimin që qershia po shitet ndërsa vunë ne dukje që ky vit ka mungesë të prodhimit për shkak të kushteve atmosferike.
“Të kënaqur jemi, prodhimi është pak i paktë për këtë vit që po na kalon, çmimin jemi të kënaqur nuk jemi keq çmimi është shumë mire prodhimin e kemi pak të pakët dhe kjo festa dhe ky panairi unë them që është shume mirë të ekspozojmë mallin tone që të kemi mundësi të hapim tregun e jashtëm”- tha ai.
“Për rrugën që na u bë, për qershinë që po na shkon mirë sivjet shkojë me 350 – 370 kaq, këtë deshëm ne. Shumë të kënaqur”
“Ka shumë prioritet të madh që i jep shteti sidomos bashkia jonë sepse qershia është një nga frutat e para dhe e mbjellë hershëm në Drobonik ka mbi 50 vjet që është mbjellë qershia. Banorët e fshatit Drobonik kultuvojnë qershinë , vreshtarinë dhe ullinj kryesisht, sivjet jemi shume të kënaqur me çmimin por me prodhimin ishim pak më dobët se vjet”- shtoi një tjetër.
Të shumtë ishin banorët e Dobronikut që shijuan programin me këngë e valle të organizuar vetëm për të celebruar fetën e qershive.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë