Festa e shfrenuar e kryeministres shkakton debate në Finlandë
Në Finlandë, kryeministrja e vendit Sanna Marin është vënë në kritika pas publikimit të një video ku ajo shfaqet duke festuar me miqtë e saj.
Në video, sipas mediave finlandeze, shfaqet kryeministrja e vendit duke marrë pjesë në një festë të shfrenuar, në një ambient privat. Pjesë e festës kanë qenë miq politikanë të kryeministres, deputetë, gazetarë dhe personazhe të show-bizit finlandes.
Pas publikimit të pamjeve të festës, deputetë të opozitës i kanë kërkuar kryeministres të bëjë testin e drogës.
Kritikat e forta në opinionin publik kanë detyruar Sanna Marin të dalë në një konferencë për mediat për të dhënë sqarime.
Kryeministrja tha se nuk ka asgjë për të fshehur. Për mediat, ajo u shpreh se ka kërcyer dhe kënduar me miq, por nuk ka bërë asgjë ilegale. Ajo thotë se nuk ka pirë as shumë alkool.
Mediat finlandeze shkruajnë se në video, dëgjohen disa prej të pranishmëve që thërrasin me zë të lartë emrin “kokainë”. Kryeministrja këmbëngulë se në festë nuk ka pasur asgjë të paligjshme.
Por veç kritikave, debate në Finlandë është ndezur dhe për respektimin e privatësisë. Kryeministrja thotë se ka marrë pjesë në një festë private dhe videot nuk duhet të ishin bërë publike.
LEXONI GJITHASHTU
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse