Festa e verës dhe gështenjave, promovimi i prodhimeve vendase
Është mbajtur edicioni i 28 i festës së Verës dhe Gështenjave në Pogradec.
Në dy netët e fundjavës, pjesëmarrësit në eveniment kanë pasur mundësi të shijojnë jo vetëm ushqimin e të degustojnë verërat artizanale të prodhuara, por edhe pikturat, me fokus traditën e kahershme pogradecare.
Prodhuesit artizanë të verës tregojnë se prodhimi i tyre është mjaft i preferuar nga njerëzit.
“Kemi 27 vite që merremi me këtë punë, verë muskat ada, dhe resling. Që kur kemi marrë pjesë në Festën e verës që mora çmimi e tretë dhe të parë në verë të kuqe kam pasur me tepër kërkesa,” – u shpreh një prodhues.
“Të flasësh për verën familjare në Pogradec do netë të gjatë dimri. Prej viteve 90 e këtej merrem me verë. Kam marrë shumë çmime. Vera pogradecare ka të veçantë ka klimën, ka traditë të vjetër shekullore, rrushi është tradita e Pogradecit, ka ngelur nga lashtësia. Këtu ka merlot, benxh, tohai. Ata gjithmonë vijnë nga Tirana, Durrësi, Korça dhe këtu, të gjithë e pine,” – tha një tjetër.
Vizitorë të ardhur nga Tirana posaçërisht për këtë festë tregojnë kënaqësinë e marrë nga atmosfera e krijuar.
Verat më të mira janë vlerësuar me çmim, ndërkohë që të tilla festa shërbejnë për prodhimet vendase dhe promovimin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet