Festat e fundvitit, nis fluksi i pasagjerëve në portin e Vlorës

20 Dhjetor 2025 | 08:29

Ka nisur fluksi i parë i pasagjerëve në Portin e Vlorës, ku shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në emigrim kanë zgjedhur të kalojnë festat e fundvitit pranë familjeve të tyre në Shqipëri, veçanërisht në Vlorë.

Gjatë mbërritjes së datës 20 dhjetor 2025, në port janë regjistruar 288 pasagjerë dhe 46 anëtarë ekuipazhi. Bashkë me ta kanë hyrë edhe 74 automjete, 1 automjet në manifest, 1 minivan, 4 minibusë, 24 kamionë, 1 bisarkë, 4 trailerë, 6 furgonë si dhe 2 motoçikleta.

Autoritetet portuale janë në gatishmëri për të përballuar fluksin në rritje të ditëve në vijim, ndërsa pritet që numri i udhëtarëve të shtohet ndjeshëm me afrimin e festave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Borova kujton një nga masakrat më të rënda të Luftës së Dytë Botërore

Më 6 korrik 1943, forcat naziste gjermane, që hynë në Shqipëri nga Greqia, kryen masakrën e Borovës në Kolonjë, duke djegur tërësisht fshatin dhe vrarë...
18:29 | 06/07/2026

Goditjet nga i nxehti, mjekët paralajmërojnë: Shkaktohen edhe gjendje komatoze

Temperaturat e larta të verës mund të shkaktojnë gjendje të ndryshme shëndetësore, goditja nga I nxehti është një prej tyre. Mjekët e shërbimit të urgjencës...
18:16 | 06/07/2026

Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të hëne zonën e Koxhasit, në Fushë-Shijak. I favorizuar nga era e fortë, zjarri...
16:48 | 06/07/2026