Festat e fundvitit sjellin fluks automjetesh në rrugët e Gjirokastrës

27 Dhjetor 2025 | 12:11

Festat e fundvitit kanë shtuar fluksin e qarkullimit të automjeteve në qytetin e Gjirokastrës. Kthimi i emigrantëve nga Greqia ka sjell një rritje të ndjeshme të lëvizjes së automjeteve në rrugën kombëtare Gjirokastër-Kakavije.

Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër, gjatë 24-orëve të fundit në Kakavijë kanë kaluar 7472 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 5300 në hyrje dhe 2172 në dalje, si dhe 2340 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 1607 në hyrje dhe 733 në dalje.

Shtim të trafikut rrugor në këto ditë festash ka edhe në rrugët e brendshme të qytetit. Policia Rrugore ka rritur prezencën në rrugët kombëtare dhe dytësore me qëllim evitimin e aksidenteve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026