Festë dhe gjoba për Krishtlindje në Korçë, qytetarët s’respektojnë asnjë masë
Qindra të rinj, banorë të Korçës dhe të ardhur nga rrethe të tjera për të festuar Krishtlindjet e kaluar fundjavën, janë dyndur në lokalet e qytetit, duke shpërfillur tërësisht distancimin fizik dhe masat anticovid.
Gjatë gjithë pasdites, sheshi i pazarit të Korçës, ka qenë i tejmbushur nga qytetarë që festonin ngjitur me njëri-tjetrin, ndërkohë që maskat nuk ekzistonin fare.
Megjithëse pjesa më e madhe në ambiente të hapura, të rinjtë kanë qëndruar pranë dhe në tavolina ngjitur, duke u kthyer në një rrezik potencial për shpërndarjen e virusit.
Festimet kanë vazhduar deri kur ka filluar ora policore, kohë kur lokalet janë mbyllur.
Por, kjo situatë nuk ka kaluar pa u ndëshkuar, pasi tre lokale janë gjobitur deri në 1 milion lekë të reja, pasi nuk kanë zbatuar protokollet anticovid dhe kanë organizuar festa në ambientet e brendshme.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran