Festimet e pavarësisë së Ukrainës, mesazhet e politikës dhe diplomatëve nga Tirana

24 Gusht 2024 | 13:00

24 gushti shënon ditën e pavarësisë së Ukrainës, kur vendi deklaroi mëvetësinë nga Bashkimi Sovjetik. Me rastin e kësaj dite edhe në Tiranë janë zhvilluar disa ceremoni simbolike dhe janë shpërndarë mesazhe urimi nga diplomat të huaj dhe politikanë vendas.

Një përfaqësi e trupit diplomatik në Tiranë zhvilluan një vizitë në ambasadën e Ukrainës që ndodhët në qendër në kryeqytetit në rrugën që është riemërtuar “Rruga Ukraina e Lirë”.

Duke publikuar disa foto nga ceremonia në ambasadën ukrainase, selia diplomatike e SHBA në Tiranë shkruan se lufta e ukrainasve për liri dhe demokraci është një shembull i fuqishëm për botën. Teksa ata qëndrojnë në këmbë përballë fatkeqësive, pjesa tjetër e botës qëndron me ta në solidaritet dhe shpresë.

Ndërkohë, Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato tha se BE-ja dhe partnerët e saj janë pranë jush ndërsa luftoni kundër agresionit rus, për të mbrojtur sovranitetin tuaj dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Urime për ditën e pavarësisë së Ukrainës përcolli edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila theksoi se Shqipëria ka mbajtur e mban një qëndrim të palëkundur në mbështetje të Ukrainës, bashkë me ShBA-të, BE-në, NATO-n, dhe botën demokratike, në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare.

LEXONI GJITHJASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026