Festivali ‘ArteKino’, eventi i mbështetur nga BE shfaq filma të kineastëve të rinj europianë
Festivali ‘ArteKino’ i këtij viti sjell disa filma revolucionarë. Eventi online i mbështetur nga Bashkimi Europian ofron projektim falas të filmave të kineastëve të rinj europianë, që trajtojnë çështje bashkëkohore apo probleme të njohura për shumë europianë.
Dhjetori është muaji i premierave në industrinë e kinematografisë, por filmat e këtij festivali nuk shfaqen në kinema apo askund tjetër.
Një zëdhënës për shtyp i këtij eventi tregon pse për Euronews.
“Thjesht sepse këta filma janë të veçantë, inovativë, të pazakontë dhe zakonisht, distributorët në tregje të vogla ju frikësohen. Në anën tjetër, kemi pasur një festival të këndshëm, ndaj të 12-të filmat kanë debutuar në një festival filmi të kategorisë superiore”, thotw Ákos Pauló-Varga, zëdhënës për shtyp, Magyarhangya
Mes titujve, për shembull, është filmi i një regjisori serb, “Oazi”, që ndjek jetët e pacientëve që trajtohen në një spital psikiatrik.
Një tjetër titull është filmi “Lufta e Brendshme” e Masha Kondakovas, një rrëfim i jetuar i luftës në Ukrainën lindore.
‘ArteKino’, një alternativë e filmave komercialë, do të zhvillohet deri në fund të këtij viti.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit