Festivali Europian i Këngës do të mbahet në Bazel të Zvicrës, detajet
Bazel, qyteti i tretë më i madh i Zvicrës, është zgjedhur për të pritur Festivalin Europian të Këngës.
Lajmi është bërë me dije nga organizatorët e eventit. Pas fitores së këngëtarit zviceran Nemo në Malmö në konkursin e këtij viti në Suedi me këngën ‘The Code’, Zvicra mori përsipër detyrat e mikpritjes për vitin 2025.
Është hera e tretë që Zvicra fiton konkursin, pas Lys Assia në 1956 dhe Céline Dion në 1988.
Festivali i 69-të i këngës së Eurovizion zhvillohet në maj 2025.
Gara do të mbahet në një arenë në Münchenstein, pranë qytetit të Bazelit.
Arena zakonisht përdoret për sporte dhe koncerte dhe ka një kapacitet prej 12,400 vendesh pas rinovimeve në 2018.
Gjysmëfinalet do të mbahen më 13 maj dhe më 15 maj, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet më 17 maj. Biletat pritet të dalin në shitje për 9 shfaqje, duke përfshirë edhe provat.
LEXONI GJITHASHTU:
Alarm në Paris për ndeshjen Francë-Marok, frikë për incidente serioze, pavarësisht rezultatit
Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë
Një tërmet i fortë godet Republikën Çeke, sa ishte magnituda
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse