Festivali i Filmit në Venecia, aktorja Catherine Deneuve merr ‘Luanin e Artë’

1 Shtator 2022 | 16:48

Aktorja dhe prezantuesja spanjolle, Rocìo Munoz Morales, së bashku me kolegen Julianne Moore, hapi Festivalin e Kinemasë së Venecias.

Ikona e kinemasë franceze, Catherine Deneuve mori Luanin e Artë për karrierën. Deneuve ka një marrëdhënie të gjatë me Festivalin e Filmit në Venecia, që daton në vitin 1967, kur fitoi të njëjtin çmim për interpretimin në filmin “Belle de Jour”.

“Ndihem shumë e lumtur dhe krenare që jam zgjedhur këtë vit për të qenë këtu në festival. Kam një histori të gjatë me këtë event”, tha aktorja Catherine Deneuve.

Në ceremoninë e hapjes u transmetua edhe një fjalim i presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelensky. Gjatë videos të gjatë 3 minuta, presidenti u bëri homazh fëmijëve ukrainas të vrarë nga lufta dhe kërkoi sërish mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton u shfaq për herë të parë në Festivalin e Filmit, për llogari të organizatës së saj jofitimprurëse, “Zërat e Jetës”, që mbron gratë udhëheqëse.

“Zhurma e Bardhë” ishte filmi që hapi festivalin. Sipas regjisorit Noah Baumbach, ai është një histori e kulturës amerikane.

Bazuar në novelën me të njëjtin titull të vitit 1985 të Don DeLillo, filmi është një satirë therëse që tregon jetën e një familjeje të përbërë nga raca të ndryshme në Amerikën periferike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026