Festivali i filmit të animuar, filmi francez fiton çmimin final
Festivali i Filmit të Animuar në Anesi ka dhënë verdiktin e tij, duke vlerësuar filmin francez “Linda në kërkim të pulës”.
Me mbi 100 vende pjesëmarrëse dhe disa qindra filma të metrazheve të ndryshme të transmetuara, Anesi ka fituar statusin e vatrës së animacionit botëror.
“Ishte diçka e pabesueshme të isha këtu dhe të prezantoja filmin. Ka pasur edhe shumë presion, pasi të prezantosh një film para producentëve është diçka e veçantë”, thotë Sébastien Laudenbach, regjisor.
“Po, ky film mori formë në Anesi, që nga përgatitja e skenarit, në çdo hap ne ishim aty. Kështu që është një përfundim befasues, por ishte sipas rendit të gjërave”, shprehet Chiara Malta, regjisore.
Trofeu Kristali i Argjendtë iu dha unanimisht filmit “Linda në kërkim të pulës”. Ai rrëfen historinë e një nëne që i duhej të mbante premtimin e bërë vajzës së saj për të gatuar një pulë me speca. Argëtues, i dhimbshur dhe realist, ai ishte favorit për shumë pjesëmarrës në festival.
Çmimi i jurisë shkoi për hungarezin Aron Gauder, për filmin e tij të fuqishëm politik, “Katër shpirtrat e një ujku”, që tregon se si amerikanëve autoktonë iu mohuan tokat e tyre dhe se animacioni nuk është vetëm për fëmijë.
“Mendoj se kompani si ‘Disney’, ‘Pixar’ dhe ‘Marvels” kanë nxitur subjektin familjar, ndaj dhe mendimet e mia ishin tek familja ime. Por ka edhe shumë gjëra të tjera të cilat njerëzit duhet t’i shohin”, thotë Aron Gauder, regjisor.
Ndër vite, Festivali i Filmit të Animuar në Anesi është kthyer në një event ndërkombëtar për filmat e animuar të të gjitha zhanreve dhe formateve. Në njërën anë është krijimi, në anën tjetër fitimi; dy pole të kinemasë të bashkuara në një festival të vetëm”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Festivali i Filmit në Venecia, aktorja Catherine Deneuve merr ‘Luanin e Artë’
- Nis festivali i filmit ‘Dea’, humanizmi tema qendrore e edicionit
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë