Festivali i Porto Palermos, Olen Çezari mbledh artistë shqiptarë dhe të huaj

14 Korrik 2022 | 16:56

Artisti virtuoz Olen Çezari do të kthehet sërish në kalanë e Porto Palermos. Ndryshe nga edicioni i kaluar këtë herë për të performuar në vendin historik do të jenë më shumë artistë.

Vetë Olen Çezari e quan këtë festival një miks mesdhetar për nga artistët e përzgjedhur.

“Do të kemi të ftuar artistë nga Kosova, Shqipëria, Italia, Spanja, Greqia, pra është një miks mediteran. Vjet ishte një miks ndërmjet artistëve shqiptarë dhe italianë,” – u shpreh Çezari.

Ashtu si vitin e kaluar Çezari edhe në këtë festival ndërthur muzikën me historinë, sepse kalaja e Ali Pashës do të presë artistët dhe audiencën në fundjavat verore duke i dhënë te tjera ngjyra. 

“Çdo vit e më tutje të shtohet. Për momentin është të shtunë dhe të diel, ju presim në orën 9, për mua, në kalanë më të bukur që ka Shqipëria, që është kalaja e Ali Pashait në Porto Palermo,” – u shpreh artisti.

Nga 15 korriku deri në 15 gusht në Porto Palermo do të ngjiten Dren Abazi, Ajs Quartet, Enrico Giaretta, e shumë artistë të tjerë që do të sjellin shije muzikore të ndryshme. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026