Festivali “Rock&Blues Fest” rikthen atmosferën rock në qytetin e Prizrenit
Prizreni pritet të shndërrohet në epiqendrën e muzikës rock dhe blues më 3, 4 dhe 5 korrik, me organizimin e edicionit të katërt të festivalit “Rock&Blues Fest”. Organizatorët thanë se festivali do të mbledhë artistë dhe adhurues të muzikës nga trojet shqiptare dhe më gjerë.
Gjatë promovimit të festivalit u bë e ditur se këtë vit do të performojnë rreth 15 bende në dy skena të ndryshme, ndërsa publiku do të ketë mundësi të ndjekë performanca live deri në orët e vona të natës.
Në mesin e artistëve të ftuar janë grupi “Telex”, që rikthehet pas shumë vitesh në skenë, “Tre Musketierët” nga Shqipëria, si dhe bende të njohura ndërkombëtare.
“Na vjen një bend mega nga Turqia, Kolpa, është sivjet pjesë e line up-it tonë, e shumë e shumë të tjerë. Guns n’Roses Tribute vjen nga Italia, pa dyshim. Unë kisha me i rikujtu ata tre musketierët që janë shumë për qejfin tim, TNT, që na vjen si bend hapës i festivalit tonë”, thotw Hekuran Gashi, drejtor i “Rock&Blues Fest”.
Drejtori i festivalit bëri të ditur gjithashtu se edicioni i këtij viti do të zhvillohet në një lokacion të ri, përballë qendrës sportive në Prizren.
Në ceremoninë e promovimit u theksua rëndësia që ka muzika rock në kulturë dhe edukimin artistik të brezave të rinj, ndërsa festivali do të jetë i hapur falas për publikun.
“Kur ka lindur ideja për me krijuar një festival të tillë, e kemi pasur parasysh mjaft vlerat artistike të rock muzikës… qëllimi ka qenë me promovuar rock muzikën, me ia ofruar gjeneratave të reja një vlerë të jashtëzakonshme muzikore”, shprehet Shaqir Totaj – Kryetar i komunës së Prizrenit.
Sipas organizatorëve dhe drejtuesve lokalë, festivali ndikon pozitivisht edhe në turizëm dhe ekonominë lokale, duke sjellë më shumë vizitorë në qytet gjatë ditëve të aktivitetit.
Promovimi i festivalit u mbyll me një performancë live të grupit “NA”, i cili solli ritmet rock për publikun prizrenas dhe vizitorët e pranishëm.
Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare